Selver Xhelili kandidat për deputet nga radhët e PDK-së me numër 83, ka marrë ftesë për të marrë pjesë në inaugurimin e Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, që do të mbahet në Washington.
Në prag të këtij udhëtimi të rëndësishëm, Xhelili shprehet me ndjenja të thella krenarie, gëzimi dhe shprese, duke e konsideruar këtë ngjarje si një moment të veçantë jo vetëm për të, por edhe për Kosovën.
“Çdo orientim kah SHBA-ja është orientim për një të ardhme të sigurt për Kosovën,” ka theksuar ai, duke e parë këtë lidhje si themel të forcimit të marrëdhënieve dhe mbështetjes për vendin tonë.