Kandidati për deputet nga PDK, Selver Xhelili, u angazhua në një takim me gratë nga familjet e dëshmorëve dhe heronjve të Kosovës.
Gjatë këtij takimi, Xhelili theksoi angazhimin e tij për të qenë zëri i vlerave të UÇK-së, si dhe përkrahës i vazhdueshëm për veteranët, invalidët e luftës dhe gratë e familjeve të dëshmorëve.
Ai u zotua për një kujdes dhe respekt të veçantë ndaj këtyre grupeve të rëndësishme.
Statusi i plotë:
Orët e fundit të fushatës zgjedhore takova gratë nga familjet e dëshmorëve dhe heronjve të Kosovës. Si kandidat për deputet, u zotova se do të jem zë i vlerave të UÇK-së, veteranëve, invalidëve të luftës, e veçmas për vajzat e gratë nga familjet e dëshmorëve. Gjithmonë kujdes dhe respekt ndaj tyre!
VotoPDK1️⃣3️⃣1️⃣✅
Voto Bedri Hamza1️⃣✅
Voto Memli Krasniqi2️⃣✅
Voto Selver Xhelili8️⃣3️⃣✅