Mediat serbe kanë bërë të ditur se sot pritet të mbahet një protestë në veri të Mitrovicës kundër presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe partisë Lista Serbe.
Protesta do të fillojë nga ora 12:00, në sheshin kryesor të Mitrovicës së Veriut, transmeton Klankosova.tv.
I njëjti organizim ishte paralajmëruar se do të mbahej të hënën. Por, organizatorët deklaruan se qytetarët ishin ata që kërkuan që protestën ta mbajnë të dielën, pasi të hënën janë në punë.