Ndalet pakëz, kujton ditët më trishtuese por edhe të krenarisë së kombit shqiptar. Iu kujtohen sikurse sot gjeneratat e ndryshme, që luftonin në forma të ndryshme që të organizoheshin sa më mirë dhe për ta sfiduar regjimin kriminal të Serbisë, që kishte okupuar Kosovën në vitet e 90-ta. Afrim Kçiku, një veprimtar i shquar jo vetëm sportiv dhe një fotoreporter i guximshëm.
Ai me aparatin e tij bëri punë të madhe në atëkohë dhe fotot e tija janë një dëshmi e gjallë, një thesar që nuk paguhet me asgjë, sepse bëri foto jo vetëm në sport, por në të gjitha fushat. Në fakt, Afrim Kçiku, në vitin 1995, themeloi klubin e futbollit Gjilani ’95, sot FC Gjilani. Atëkohë ka qenë kryetar klubi i Gjilanit 95’, sponsor dhe me shumë shokë mbajtën gjallë sportin. Dha shumë mjete për Gjilanin dhe nuk kurseu asgjë për të ardhur kjo ditë që e jetojmë sot të lirë e shtet i pavarur i njohur ndërkombëtarisht.
Në homazhe për Fadil Vokrrin
Ai disa herë u morë në bisedë informative dhe u kërcënua keq nga milicia okupatore serbe në Gjilan, në vitet e 90-ta. “Ndeshjet zhvilloheshin në fshatin Malishevë të Gjilanit. Shumë herë me morën në bisedë informative dhe më kërcënonin e me shanin në mënyrën më të poshtër milicia serbe. Ai që më mori në pyetje si kryetar i klubit, me tha: ‘Afrim a jeni i vetëdijshëm për këtë masë të madhe të shikuesve që vijnë në Malishevë dhe mund të ketë edhe therje me thika’. Unë ja ktheva, po e di që është masë e madhe, por është ndeshje futbolli dhe ne jemi organizator dhe e mbajmë sigurinë. Ai me nervoz me ktheu dhe me fyerje: ‘Afrim, a ju e drejtoni ushtrinë e policinë, a ne’”, tregon Afrim për gazetën Bota sot”, njërën nga momentet më të errëta të asaj kohe. Ai që e kërcënoi Kçikun ka qenë Tasiqi.
Kçiku shumë herë ia konfiskuan aparati me gjithë filmin, duke ia shkatërruar milicia serbe! Megjithatë as kërcënimet me jetën nuk e ndalen asnjëherë rrugën, misionin e tij drejt qëllimit që kishte me shumë shokë, në zhvillimin e garave në nivel të Republikës së Kosovës. Ai është marrë edhe me futboll të vogël të asaj kohe, ku ka drejtuar ekipin e Kosovës, ku ka qenë ligë shumë shumë e fortë e garat ishin mbajtur në “Selami Hallaqi”. “Serbëve ju pengonte jo vetëm futbolli i madh por edhe i vogli, ku shumë herë kanë ndërprerë ndeshjet, kanë ushtruar dhunë”, tregon Kçiku. Jo vetëm me sport e futboll, Kçiku ka qenë edhe anëtar i nënkëshillit për liritë dhe të drejtat e njeriut, ku ka pasur kërcënime të mëdha nga pushtuesi serb. Kçiku sot është krenarë për atë që bëri dhe që sot rinia jonë po e gëzojnë./botasot/