Milan Radojciq, i dyshuar për vrasjen e ish-politikanit serb Oliver Ivanoviq, nga arratia po merret me organizim të festave.
I njohur si shefi i nëntokës në Veri të Kosovës, që zyrtarisht është nënkryetar i Listës Srpska, Milan Radojciq, po organizon ndejë në fshatin Kufcë të Epërme të Gjilanit, me rastin e krishtlindjes ortodokse më 7 janar.
Radojciq, i cili kërkohet nga Policia e Kosovës si i dyshuar për vrasjen e Ivanoviqit në janar të vitit të kaluar, përmendet në disa posterë si organizator i festës në Gjilan.
“Në Kufcë të Epërme, organizim nga banorët për krishtlindjen ortodokse, nën patronatin e Milan Radojciqit”, shkruhet në posterët, ku kumtohet se qytetarët serbë do t’i argëtojë këngëtarja Adrijana Radonjiq dhe Maskarada Band./albeu/