Zëvendëskryeministri dhe ministri i Tregtisë, Turizmit dhe Telekomunikacionit Rasim Lajiq tha sot se Serbia ka plasuar 260 milionë euro më pak mallra në Kosovë gjatë tetë muajve të aplikimit pas vendosjes së taksës, sesa në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
“Dëmi përfundimtar në çdo rast do të jetë shumë më i lartë. Kur të hiqen taksat, kompanive tona do t’iu nevojitet shumë kohë për t’u kthyer në këtë treg, pasi konkurrenca rajonale është pozicionuar sapo i erdhi mundësia për këtë”, tha Lajiq për Tanjug.
Sipas tij, përparimi më i madh u arrit nga Greqia, e cila në maj i rriti eksportet në Kosovë pothuajse 3.5 herë, Hungaria, Sllovenia, Bullgaria dhe Kroacia për dy herë dhe Maqedonia me rreth 50 për qind.