Gjykata në Beograd e ka liruar Millan Radoiçiqin nga mbajtja, një ditë pas marrjes në pyetje.
Gjyqtari i procedurës paraprake e ka refuzuar propozimin e Prokurorisë së Lartë Publike në Beograd për caktimin e masës së paraburgimit për Radoiçiqin, pas intervistimit.
Siç njofton mediumi serb “Danas” ndaj Radoiçiqit është caktuar masa e ndalimit për t’u larguar nga Serbia pa miratimin e gjykatës dhe i është ndaluar të shkojë në Kosovë.
Sipas këtij vendimi, ai do të duhet të paraqitet në stacionin policor kompetent në datat 1 dhe 15 të çdo muaji, përcjell teve1.info
Po ashtu, atij i është konfiskuar përkohësisht pasaporta, teksa është paralajmëruar se ndaj tij mund të caktohet masa e paraburgimit nëse i shkelë ndalesat dhe detyrimët e gjykatës.
Ndryshe, dje Milan Radoiçiq është dërguar në paraburgim, duke mbajtur 48 orë paraburgim.
Radoiçiq ishte pjesë e grupit që kreu sulm terrorist në Banjskë më 24 shtator, ndërsa nga autoritetet e Kosovës është akuzuar si udhëheqës i grupit.
Pjesëmarrjen në sulmin e 24 shtatorit e ka konfrimuar edhe vet Radoiçiq. Kosova ka paralajmëruar se do të kërkojë ekstradimin e tij në Kosovë.
Ai ishte nënkryetar i Listës Serbe, nga e cila tha se ka dhënë dorëheqje pas zbulimit se ishte pjesë e grupit që kreu sulmin terrorist.
Policia e Kosovës ka sekuestruar një villë të tij të ndërtuar afër liqenit të Ujmanit.
Ai është i kërkuar nga institucionet e Kosovës për disa vepra kriminale si dhe është në listën e zezë të SHBA-së./teve1.info