Qëkur është hequr taksa ndaj produkteve serbe rreth 12 milionë euro produkte nga ky shtet janë importuar në Kosovë.
Sipas të dhënave të Doganës së Kosovës, saktësisht 1497 dërgesa kanë hyrë në Kosovë, ndërsa edhe sasia e eksportit nuk është e vogël.
“Nga data 1 prill e deri tani kemi rreth 12 milionë import te produkteve nga Serbia, ose rreth 1497 dërgesa, derisa nga Kosova për në Serbi kemi eksport rreth 800.000 mije euro”, ka thënë përmes adresës elektronike Adriatik Stavileci, zëdhënës i Doganës së Kosovës.
Në këto importe dominon industria ushqimore, si dhe ajo kimike, ndërkaq në eksport janë disa produkte bimore dhe industri ndërtimore.