Deputetja britanike Alicia Kearns ka mirëpritur paralajmërimin nga Bashkimi Evropian se Serbisë mund t’i shkurtohen fondet.
Ai ka thënë se Brukseli më në fund po zgjohet nga gjumi sa i përket Serbisë.
“Brukseli më në fund po zgjohet ndaj vdekjes së ngadaltë të lirisë së medias dhe sundimit të ligjit në Serbi. Veprimet kanë pasoja, dhe mbrojtja e lirisë së shtypit duhet të jetë e panegociueshme në pragun e Evropës, e lëre më për çdo anëtarësim të ardhshëm”, ka shkruar Kearns në platformën “X”.
Komisionerja për zgjerim e BE-së, Marta Kos, për “Politico” ka thënë se BE-ja është e shqetësuar me atë që po ndodh në Serbi.
“Nga ligje që minojnë pavarësinë e gjyqësorit deri te goditjet ndaj protestuesve dhe ndërhyrjet e përsëritura në mediat e pavarura”, tha Kos, duke shtuar se Komisioni Evropian po vlerëson nëse Serbia ende i përmbush kushtet për të marrë fondet nga instrumentet financiare të BE-së.

