Kosova është vetëm mbi Republikën Dominikane dhe Filipinet në PISA 2018.
Rezultatet që janë duke u publikuar e nxjerrin Kosovën me një rezultat të ngjashëm me atë të vitit të kaluar dhe në disa fusha ka edhe regres, njofton Klan Kosova.
Kosova ka 353 pikë në performancën e leximit, 366 në matematikë dhe 365 në shkenca.
Për të publikuar rezultatet zyrtare ministri në detyrë i Arsimit, Shyqiri Bytyqi, do të mbajë konferencë në ora 11:00.
Ndërkaq, në krye të kësaj liste prin Kina, ndërsa Singaporin e lë në vendin e dytë.