Stadiumi ndihmës i Vllaznisë së Pozheranit sërish është demoluar dhe kjo nuk është hera e parë që në Stadiumin ndihmës të Vllaznisë së Pozharanit në mënyrë huliganeske demolohen dyert, dritaret, zhveshtoret e gjithçka tjetër. Dhe ne si klub zakonisht jemi munduar t’i mbulojmë këto sjellje huliganeske, të cilat jo vetëm që dëmtojnë rëndë objektin dhe ambientet e klubit, por dëmtojnë edhe imazhin e fshatit dhe të gjithë sportit në vendin tonë.
Kryesia e KF Vllaznisë fton organet e rendit që të merren seriozisht me këtë fenomen (dëmtimin e pronës publike), i cili po përsëritet disa herë!