Kosovës i duhet “të përmirësojë” raportet me partnerët e saj evropianë dhe amerikanë, ka bërë thirrje profesori i mirënjohur nga John Hopkins University, Daniel Serwer.
“Më me rëndësi se kjo nuk di çka është, ka disa ura që janë të hapura, dhe përmirësimi i marrëdhënieve me amerikanët dhe evropianët është shumë e rëndësishme për Kosovën”, ka thënë Serwer për televizionin publik.
Për çështjen e hapjes ose jo të urës së Ibrit për qarkullim të automjeteve, Serwer s’e konteston të drejtën e vendimarrjes për çështje të brendshme kosovare, por se kërkon të peshohet mirë.
“Nuk është çështje e të qënit e drejtë ose jo, e mirë apo e gabuar, por është te përgjegjësia që autoritetet në Prishtinë kanë për të peshuar humbjet dhe përfitimet”, ka thënë Serwer.