Njohësi i rrethanave të Ballkanit Perëndimor, Daniel Serwer, derisa ka reaguar kundër përshkrimit që senatori amerikan, Chris Murphy, ia ka bërë takimeve të tij në Ballkanin Perëndimor, ka thënë se kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, nuk iu është lejuar vizitë zyrtare në Washington për shkak të mos-progresit në dialog.
Serwer ka kritikuar senatorin Murphy për relacionin me kryeministrin Kurti, si dhe presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, ku për këtë të fundit thotë se pati më shumë takime me përfaqësuesin amerikan, shkruan lajmi.net.
“Rrënja e kësaj shoqërie është e qartë në rrëfimin e senatorit: Vuçiq shpesh darkon me Murphyn kur Presidenti është në Uashington. Do të ishte e vështirë për Murphyn të kishte të njëjtat marrëdhënie me kryeministrin e Kosovës Kurti, i cili është ekuivalenti funksional i Vuçiqit në Kosovë. Kurtit nuk i është lejuar një vizitë zyrtare në Uashington që nga marrja e detyrës. Kjo sepse Uashingtoni e fajëson atë për mungesën e progresit në dialogun me Beogradin”, ka shkruar profesori amerikan
“Senatori duket se pajtohet me këtë karakterizim.Unë nuk pajtohem. E vetmja pengesë për arritjen e asaj që Senatori e identifikon si objektivin kryesor të dialogut – njohjen reciproke nga dy shtetet sovrane dhe të pavarura – është refuzimi i Serbisë për të shqyrtuar propozimin. Dialogu do të ishte thjesht një bisedë normale mes fqinjëve, përveç kësaj”, vazhdon shkrimi i tij.
“Nuk ka asnjë shenjë në rrëfimin e senatorit për vizitën e tij në Beograd se ai e këshilloi Vuçiqin për ambiciet e tij territoriale në Kosovë ose mbështetjen e tij për ndarjen e Bosnjes nga Milorad Dodik Shpresoj që kur të mbledhë grupin e tij të punës në Kongres”, ka thënë ndër të tjera Serwer.