Me të përfunduar Superliga e Kosovës në futboll, klubet kanë filluar riorganizimin për sezonin e ri i cili pritet të jetë mjaftë i zjarrtë.
Drejtori Ekzekutiv i SC Gjilanit, Sevdail Robelli, mbrëmë ka qenë i ftuar në emisionin sportiv “Kampionët” në Kanal 10.
Gjatë emisionit është folur edhe për talentët në futbollin kosovar të cilët nuk po përkrahen aq sa duhet nga klubet.
Drejtori i Gjilanit theksoi se ka shumë potencial tek rinia jonë, por që duhet edhe klubet të punojnë më shumë, por edhe rinia të ketë dëshirë për të luajtur.
“Ka potencial tek rinia jonë, ka potencial shumë. Klubet duhet të kthehen pak më tepër nga rinia, duhet pak më tepër besim tek ta. Por duhet një punë pak më e madhe tek gjithë ata të rinj, me i lanë disa shish-bara, me i lanë telefonat e playstationat dhe me u rikthy te fusha qysh kanë lujt shumë gjenerata më herët, sepse po vërehet që nuk është ajo dëshira e madhe për të luajtur. Duhet gjithqysh të bëhen edhe ‘Ekipet B’, ose liga U23, sepse talentët janë duke na humbur shumë”, tha Robelli.
Kujtojmë se Gjilani do luaj ndeshje kontrolluese kundër Kosovës U21 dhe aty priten të startojnë kryesisisht juniorët e klubit.
/Gazeta Sheshi/