Sot periudha e zhvillimit në pubertet dhe adoleshencë përcillet me një intensitet të theksuar me ndryshime emocionale, biologjike, sociale, kognitive.
Të rinjtë janë të ekspozuar shumë ndaj teknologjisë përdorimi i rrjeteve sociale pa masë, pa kontroll duke krijuar varshmëri, karshi kësaj varshmërie kjo periudhe duke u përcjell edhe me sjellje antisociale me tendencë agresive, impulsive, me ngacmime të ndryshme si: fizike, emocionale, sociale, psikologjike.
Kjo periudhë shpesh herë është edhe sfidë për prindërit kur prindërit ballafaqohen me situata të ndryshme duke krijuar një gjendje tendencioze e konfliktuoze edhe brenda familjes.
Të rinjtë e apo të themi periudha e ndryshimit, adoleshenca duke insistuar me kërkesa të ndryshme për të cilën shpesh herë ato kërkesa nga prindërit plotësohen dhe përsëri gjenda psikologjike dhe emocionale e të rinjve nuk është stabile.
Në këtë periudhë rol kyç ka rrethi social mjedisi, duke ndikuar për t’iu përshtatur bashkëmoshatarëve për të qenë pjesë e konformizmit varësisht nga kërkesa që kanë të tjerët duke quar deri në ato kërkesa irracionale dhe të jo të dobishme për moshën dhe zhvillimin e tyre.
Në realizimin e atyre kërkesave pastaj nga të rinjtë asgjë nuk është interesante mandej mungon edhe përpjekja për detyrat, obligimet dhe përgjegjësitë që kanë karshi periudhës së zhvillimit.
Shumë prindër e kanë të vështirë, madje ndonjëherë edhe të pa mundur, që t’u flasin fëmijëve të tyre adoleshentë për sfidat, krizat dhe problemet të cilat paraqiten në këtë fazë, po ashtu të vështirë edhe gjetjen e ndonjë forme dhe mënyre të komunikimit në raport me të rinjtë.
Po ashtu është evidente se në mënyrën e komunikimit në raport me adoleshentet stilet e përnderimit luajnë një rol shumë të rëndësishëm në mënyrën se si komunikojnë, sa e kuptojnë botën e adoleshentit, që t’i kuptojnë ndjenjat dhe emocionet e tyre, përvojat e tyre qofshin ato pozitive ose negative etj.
Mënyra e komunikimit me adoleshentet duhet të jetë racionale, jo gjykuese, jo lënduese, por informuese, këshilluese dhe vetedjiesuese lidhur me ecurinë dhe sfidat të cilat ka adoleshenti para vetes.
E rëndësishme se me adoleshentin është komunikimi i cili duhet të përmbajë: qëllim, mesazh dhe ndikim.
Qëllimi përbën synimin që qëndron mbas fjalës së folësit dhe ku doni të dilini me mesazhin tuaj dhe për të cilën është brengose, shqetësuese dhe sfiduese për adoleshentin.
Pjesa e dytë e komunikimit është vetë mesazhi; mendimet e shprehura me fjalë për të cilën adoleshenti mund të shprehet shqetësimet, ndjenjat, emocionet dhe pretendimet e tij.
Si dhe pjesa e tretë, ndikimi që mund të quajmë ndryshe interpretimi i mesazhit.
E rëndësishme për të gjithë është që në këtë periudhë të krijohet një ambient mbështetës, inkurajues, motivues, vetëdijësues kur të rinjtë mund të flasin të shprehin e shqetësimet e tyre, të përdoren metoda të ndryshme në lirimin e energjisë negative (katarsis).
Është evidente se sa më shumë komunikohet me të rinjtë për sfidat, shqetësimet, sukseset aq më i lartë është niveli akademik si dhe mundësia për delikuencë çdo herë është më e vogël.
Të rinjtë kanë nevojë për vëmendje, këshilla, identitet, kreativitet, komunikim, vetëbesim, vetëvlerësim.
Për gjitha këto e rëndësishëm për shtetin, familjen shoqërinë është investimi, psiko-edukimi, këshillimi përmes formave te metodave të ndryshme duke qenë kreativ, eksplorues, hulumtues dhe ndikues në zhvillimin emocional, social, kognitiv tek të rinjtë.
Ma. Sc. Besnik Sherifi Psikolog Klinik