Bazuar në njoftimit e përfaqësuesve të Shoqatës së Arteve Pamore të Gjilanit (SHAFGJ), se sot, me datë 17.01.2022, me rastin e mbajtjes së ekspozitës Peneli i Flakës, njëkohësisht thuhet se do të inagurohet edhe Galeria e re e qytetit.
Shkolla e Arteve Pamore “Adem Kastrati” në Gjilan, si inicuese dhe projektuese e projektit të Galerisë së Arteve Pamore, njofton opinionin dhe komunitetin artistik se Galeria mund të inagurohet vetëm kur të ketë statusin e saj, stafin administrativ e menaxhues, sepse aktualisht ajo është vetëm një “korridor” dhe smund të inagurohet si e tillë, madje duke pasur parasysh edhe problemet teknike që ka aktualisht ajo nuk është ende e gatshme për ekspozita.
Inagurimi do të ndodh dhe si i tillë konsoderohet vetëm atëherë kur të themelohet si institucion publik artistik , status të cilin ende nuk e ka.
Lusim përfaqësuesit e shoqatës së Artisteve Pamore të Gjilanit (SHAFGJ), të distancohen dhe të korigjohet paralajmërimi i tyre për kinse inagurimin e Galerisë, apo siq po e quajnë ata “INAUGURIM”, dhe hapësira të konsiderohet ashtu siq është aktualisht vetëm një hapësirë, mirëpo e destinuar që në të ardhmën të jetë Galeri.
Ju faleminderit për mirëkuptim!
Me rrespekt aktivi i artit profesional!
Gjilan, 17.01.2022
(Projektin e inicoi aktivi profesional i shkolles se arteve, ndërsa e projektuan dhe e mbikqyrën, prof. Muhamed Sadriu dhe prof. Klodina Krasniqi, investitorë Komuna e Gjilanit)