Drejtori për Zhvillim Ekonomik (DZHE) në Gjilan, Enver Shabani, ka vizituar “Zip Line Green Valley” në fshatin Pogragjë të komunës së Gjilanit, ku gjatë bashkëbisedimit me pronarin e këtij biznesi, u informua për lidhur me numrin e vizitorëve si dhe planet investuese në të ardhmen për zgjerimin e kapaciteteve.
Drejtori Shabani tha se “Zip Line Green Valley” ofron aventurë e adrenalinë dhe, mbi të gjitha, pamje të bukur të ambientit me të cilin rrethohet.
“Ky lokacion paraqet mundësi të mëdha për zhvillim në sferën e turizmit dhe tërheqjen e shumë vizitorëve nga Kosova dhe jashtë. Drejtoria për Zhvillim Ekonomik i ofroi përkrahje institucionale për zhvillimin e aktiviteteve dhe zgjerimin e kapaciteteve zhvilluese”, ka nënvizuar drejtori i DZHE-së, Enver Shabani.