Është arrestuar një femër shtetase e Shqipërisë e cila dyshohet të ketë qenë duke e shantazhuar një mashkull kosovar.
Viktima kishte raportuar në stacionin policor të Gjilanit se e dyshuara e shantazhonte duke i kërkuar para.
Sipas policisë, e dyshuara është arrestuar dhe pas intervistimit, me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.
Rasti është duke u hetuar.