Shaqiri nga Liverpuli, po lutet për qytetin e tij, pas aksidentit të rëndë gjatë ditës së enjte që solli vdekjen e një personi dhe më shumë se 20 mbetën të lënduar.
Futbollisti me famë botërore, Xherdan Shaqiri, ka shprehur në mënyrën e tij dhimbjen për aksidentin e sotëm në Gjilan.
Një kamion sot krijoi aksident zinxhiror duke goditur dhjetë vetura e duke shkaktuar vdekjen e një personi, e lëndimin e më shumë se 20 të tjerëve.
Përmes Instagramit, shqiptar i i Liverpoolit, që me prejardhje është nga Zhegra e Gjilanit, ka bërë të ditur se është duke u lutur për qytetin e tij.