Drejtori i Institut Epik, Demush Shasha, ka reaguar ndaj pretendimeve të Qeverisë për t`i marrë meritat për procesin e liberalizimit të vizave. Ai ka thënë se është misterioze kjo mungesë e zemërgjerësisë së Qeverisë.
Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se ajo që mund të thuhet është se kjo qeveria ka përmbushur vetëm një kriter. Sipas tij, 94 kriteret tjera janë përmbushur nga qeveritë e kaluara. “Është misterioze kjo mungesë e zemërgjerësisë së Qeverisë. Edhe nëse shkojmë në ekstrem dhe e pranojmë pretendimin e VV-së se fal punës së tyre u përmbush një kriter i mbetur (sundimi i ligjit), prapë mbesin 94 kritere të tjera të cilat ata nuk i kanë përmbush, por dikush tjetër.
Dita sikur kjo e sotme duhet të jetë ditë përbashkuese dhe festive e gjithë spektrit politik. Barra e zgjatjes së dorës është çdo herë mbi shumicën”, ka shkruar Shasha.