Presidenti amerikan Donald Trump hodhi poshtë raportimet se ushtria amerikane do të tërhiqej nga baza e saj në qytetin port të Greqisë, Aleksandropoli, për shkak të afrimit të përfundimit të luftës në Ukrainë.
Gjatë një konference për shtyp me presidentin francez Emmanuel Macron, Trump u pyet nga një gazetar nëse SHBA-ja planifikonte të mbyllte bazën ushtarake në Aleksandropoli, siç raportojnë mediat greke.
Pasi tha se raportimet ishin të pasakta, Trump përsëriti: “Nuk është storje e saktë”.
Një zyrtar i Departamentit Amerikan të Mbrojtjes i tha gjithashtu mediave se Shtetet e Bashkuara nuk kanë bazë ushtarake për t’u mbyllur në në Aleksandropoli, por përdorin objektet greke dhe portin si qendër transporti tokësor për të lëvizur personelin brenda dhe jashtë Evropës.
Që nga fillimi i luftës në Ukrainë, objekti i Aleksandropolit është bërë gjithnjë e më strategjik për SHBA-në dhe NATO-n, duke shërbyer si një rrugë kritike furnizimi për njësitë ushtarake të stacionuara në Evropën Lindore.