Negociatorët e lartë ukrainas dhe amerikanë i kanë bërë thirrje së bashku Rusisë të tregojë një “angazhim serioz për paqen afatgjatë”, pasi bisedimet në Moskë në fillim të kësaj jave nuk arritën të sillnin ndonjë përparim.
I dërguari special i SHBA-së, Steve Witkoff dhe Rustem Umerov, sekretari i këshillit të sigurisë kombëtare të Ukrainës, lëshuan thirrjen pas dy ditësh “diskutimesh konstruktive” në Florida.
Ata thanë në një deklaratë se perspektiva e përfundimit të luftës në Ukrainë varet nga “gatishmëria” e Rusisë për të ndërmarrë “hapa drejt uljes së tensioneve dhe ndërprerjes së vrasjeve”.
Negociatat, të cilat merr pjesë edhe dhëndri i Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, Jared Kushner, do të vazhdojnë për të tretën ditë të shtunën.
“Një fund i luftës dhe hapa të besueshëm drejt armëpushimit dhe uljes së tensioneve janë të nevojshëm për të parandaluar agresionin e ri”, thuhet në deklaratë, e cila shënon raundin e gjashtë të diskutimeve brenda dy javësh.
Bisedimet në Florida kanë parë ekipin e Ukrainës të informohet mbi bisedimet midis të dërguarit më të lartë të Trump dhe Putin në fillim të kësaj jave, shkruan RTK.
Witkoff kaloi pothuajse pesë orë me Putinin në Moskë të martën, pas së cilës Kremlini tha se “nuk ishte arritur asnjë kompromis” mbi draftin e planit të paqes të SHBA-së.
Kremlini tha se Putin ishte gati të vazhdonte të takohej me amerikanët “sa herë të ishte e nevojshme”, por Ukraina dhe aleatët e saj në Evropë kanë vënë në pikëpyetje angazhimin e udhëheqësit rus për t’i dhënë fund luftës.
Kievi dhe aleatët e tij evropianë besojnë se mënyra më efektive për të penguar Rusinë të sulmojë përsëri në të ardhmen do të ishte t’i jepej Ukrainës anëtarësim në NATO, ose të ofroheshin garanci gjithëpërfshirëse sigurie.
Rusia është kategorikisht kundër, ndërsa Trump gjithashtu ka sinjalizuar vazhdimisht se nuk ka ndërmend ta lejojë Ukrainën të bashkohet me aleancën ushtarake.
Perspektiva e anëtarësimit të Ukrainës në NATO ishte një “çështje kyçe” që u trajtua në Moskë, tha Kremlini të mërkurën derisa Trump tha se ato bisedime ishin “mjaft të mira”, por ishte shumë herët për të thënë se çfarë do të ndodhte.










