Ambasada Amerikanë në Kosovë ka reaguar në lidhje me ekstradimin e një të pandehuri me sukses në ShBA përmes një bashkëpunimi dhe koordinimi me Kosovën.
Ambasada përmes një njoftimi në Facebook ka thënë se i pandehuri do të përballet me drejtësinë për akuzat dhe viktimizimin me qytetarët amerikanë.
Derisa, ambasada amerikane ka shpreh mirënjohje ndaj autoriteteve të Kosovës.
“Bashkëpunim dhe koordinim më i shkëlqyer midis Shteteve të Bashkuara dhe Kosovës sipas Traktatit tonë të Ekstradimit. Një i pandehur është ekstraduar me sukses në Shtetet e Bashkuara për t’u përballur me drejtësinë me akuzat për viktimizim të qytetarëve amerikanë. Jemi mirënjohës ndaj autoriteteve të Kosovës për mbështetjen e tyre të vazhdueshme. Kjo përpjekje e përbashkët përmirëson sigurinë publike dhe i bën të dy kombet tona më të sigurta”, ka shkruar ambasada.
Për këtë rast ka shkruar edhe ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.
Ajo ka thënë se ky rast është një hap i rëndësishëm i bashkëpunimit ndërkombëtar me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
“Ekstradimi i një personi të shumëkërkuar për krime kibernetike, është dëshmi konkrete e zotimit të palëkundur për sundimin e ligjit pa përjashtim dhe pa kompromis. Ky veprim është një hap i madh përpara në ndërtimin e besimit në drejtësi dhe forcimit të bashkëpunimit ndërkombëtar me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ky është vetëm një rezultat nga hapat që po ndërmarrim për të dëshmuar se Kosova është një vend ku krimi nuk gjenë strehim”, ka shkruar Haxhiu.