Shefi i BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, ka takuar kryesuesin e Këshillit Prokurorial të Kosovës, Jetish Malokun. Një ditë pasi ambasadori i BE-së në Kosovë kritikoi KPK-në për procesin e votimit të Kryeprokurorit të Shtetit.
Szunyog njoftoi përmes Twitterit se me Malokun u pajtuan që të shtojnë bashkëpunimin për të sjellë drejtësi për njerëzit në Kosovë.
“Pas seancës së djeshme të Këshillit Prokurorial të Kosovës, sot jam takuar me kryetarin e KPK-së, Jetish Maloku, për të diskutuar mbi performancën e sistemit prokurorial. Ne ramë dakord të intensifikojmë bashkëpunimin tonë që synon të japë drejtësi për njerëzit e Kosovës në mënyrë efikase dhe të paanshme”, ka shkruar Shefi i BE-së.
Dje, Shefi i BE’së në Kosovë, Tomas Szunyog, është shprehur i zhgënjyer nga Këshilli Prokurorial i Kosovës për procesin e përzgjedhjes së Kryeprokurorit të Shtetit.