Komandanti i Njësive Speciale të Policisë së Kosovës, Amir Gërguri ka thënë se ndihet krenar me pjesëtarët e kësaj njësie dhe me Policinë e Kosovës.
Ai ka thënë se ndjehet i privilegjuar që shërben në këtë njësi.
“Për gati 20 vjet me i shërby kësaj njësie, nuk është vetëm privilegj. Është nder dhe krenari, por edhe përgjegjësi e madhe! Që nga dita e themelimit të saj e deri me sot, çka nuk pamë e çka nuk kaluam.., por të gjitha përfunduam me sukses të lartë.”, ka shkruar mes tjerash ai.
Tutje i pari i Njësive Speciale të Policisë së Kosovës tha se kjo i bën ndër institucionet më të besueshme.