“Radio Star” kishte publikuar një video të datës 05.05.2022, ku rreth orës 05:00 të mëngjesit në objektin e QMF-së në Dardani, nuk gjindej asnjë person nga stafi mjeksor, një qytetarë i cili kishte dërguar videon kishte thënë se në atë moment nuk gjindej askush për të ofruar ndihmë.
Përmes një statusi në facebook, drejtori QMF-së Ekrem Kryeziu, ka thënë se pas publikimit të videos jemi duke analizuar situatën në hollësi, më tutje Kryeziu publikim e videos dhe titullit në portale ka qenë me tendencë dhe po krijohet përshtypja që stafi shëndetësor nuk ka dhënë shërbime.
Shkrimi i plotë:
Të nderuar qytetarë të Komunës së Gjilanit !
Pas publikimit të një videoinqizimi i cili është bërë në mënyrë të pa autorizuar më datë 05.05.2022 në ora 05 e 30 jemi duke e analizuar situatën dhe ngjarjen në hollësi.
Në bazë të njohurive tona qytetari i cili e ka shpërnda këtë inqizim nuk ka kërku shërbim shëndetësor këtë e them në bazë të deklaratave të stafit dhe regjistrimit të kamerave të cilat i kemi të vendosura në objekt.
Konsiderojmë se titulli në portale ka qenë shumë tendencioz dhe tentohet të krijohet përshtypja që stafi shëndetësor nuk ka dhënë shërbime shëndetësore, nuk ka qenë në krye të detyrës dhe se kinse ata nuk kanë qenë fare në vend tē punës në Urgjencë që nuk është aspak e vërtetë.
Në bazë të raportit atë natë në Shërbimin e Urgjencës nga ora 20 e deri ne 07 janë dhënë 210 shërbime shëndetësore perfshirë : kontrolla, injeksione, infuzione,vizita shtëpiake etj …
Ne jemi duke u marrë me atë se si ka pasur mundësi që një qytetar të hy në objekt , të inqizoj pa leje dhe të dal pa e kontaktuar asnjë nga stafi që ka qenë ne shërbim atë natë e që le përshtyjpjen dashakeqe ndaj mantelbardhëve që asesi nuk mund ta kuptojmë !
Ne i sigurojmë qytetarët e Komunes se Gjilanit se stafi i Urgjencës është në shërbim të qytetarëve të komunës së Gjilanit 24 orë gjatë tërë vitit.
Si informatë që dua të ndaj me ju , në Urgjencë gjatë vitit 2021 janë kryer gjithesejtë 99 215 shërbime shëndetësore.
Ne jemi te vetëdijshëm se nuk jemi perfekt, por vazhdimisht jemi duke u munduar të bëjmë më të mirën e mundëshme dhe të eliminojmë defektet që mund të shfaqen në ndonjë rast.
Këtë e arrijmë bashkë me ju të nderuar qytetarë të Gjilanit duke na ofruar dëshmi të sinqerta për gjithëqka që mendoni se nuk është si duhet.
Me respekt,
Dr Ekrem Kryeziu
Shef i Urgjences -Gjilan