Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, myftiu Naim Tërnava, ka pritur sot në takim shefen e Misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK), Caroline Ziadeh.
Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, myftiu Naim Tërnava, ka pritur sot në takim shefen e Misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK), Caroline Ziadeh.
Gjatë takimit, Ziadeh i përcolli Tërnavës urimet me rastin e festës së Kurban Bajramit, duke shprehur vlerësimin për rolin e Bashkësisë Islame në promovimin e paqes, tolerancës dhe harmonisë ndërfetare në vend, transmeton Klankosova.tv.
“Nga ana e tij, Myftiu Tërnava e ka falënderuar znj. Ziadeh për urimet dhe për bashkëpunimin e vazhdueshëm të UNMIK-ut me institucionet fetare në Kosovë”, thuhet në njoftimin e BIK-ut.