Për vizitë në Gjilan ka qëndruar drejtoresha e Misionit të USAID-it në Kosovë, Eileen Devitt,
u.d. të shefi i UNICEF-it në Kosovë Benjamin Fisher dhe ministrja e Arsimit Arbërie Nagavci.
Ata janë prit nga kryetari i komunës Alban Hyseni, bashkë me nënkryetaren Leonora Morina Bunjaku, të cilët janë informuar për zhvillimet në komunë.
“Me drejtorehën e USAID-it kemi biseduar për projektet, të cilat po implementohen në komunën tonë, duke përfshirë projektin për Integritet të komunave në Kosovë, projekti për qeverisjen e pronës dhe kontratën sociale”, tha kryetari Hyseni.
Pas takimit nê komunë, udhëheqja komunale dhe ata të USAID-it kanë vizituar parkun qendror, ku kanë parë nga afër investimet e USAID -it. Këto investime janë mundësuar përmes bashkpunimit me projektin USAID Social Contract Activity.
Ndërkohë, bashkë me ministren e Arsimit Arbërie Nagavci dhe u.d. të shefit të UNICEF-it në Kosovë Benjamin Fisher, vizituan Dhomën Burimore në Shkollën Fillore të Mesme e Ulët “Rexhep Elmazi”, ku është investuar në sallën burimore për fëmijët me aftësi të kufizuara.
Kryetari tregoi se kjo dhomë është e gjashta, aq sa numëron komuna jonë.
“Bashkë me partnerët tanë dhe nivelin qëndror, jemi për qeverisje të ndershme e profesionale”, tha Alban Hyseni.
Këto investime janë mundësuar përmes aktivitet Pandemic Response Activity, bashkpunim ky në mes te USAID-it dhe UNICEF-it.