Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për Asamblenë Komunale të Gjilanit, Shefket Kqiku, ka shprehur mirënjohje për përkrahjen e qytetarëve, familjarëve dhe miqve gjatë fushatës zgjedhore.
Kqiku ka theksuar se këto zgjedhje për të janë një çertifikatë vlerësimi për jetën dhe angazhimin e tij, duke falënderuar të gjithë për fjalët, këshillat dhe mbështetjen e dhënë.
Statusi i plotë:
Të nderuar familjarë, miq dhe fqinj të lagjes Zabeli, qytetar të Gjilanit,
Këto zgjedhje për mua nuk janë thjesht një angazhim politik, por një çertifikatë vlerësimi, sepse sido që të dalë rezultati kam kuptuar se jeta ime e deritanishme, puna dhe angazhimet e mia, kanë vlejtur!
Gjatë këtyre pak muajve kam parë një afërsi që do ta vlerësoj deri në fund të jetës.
Ju faleminderit për fjalët, këshillat dhe propozimet tuaja.
Shihemi në festën e fitores, nesër në mbrëmje!
VV105
Shefket Kqiku 26