Drejtuesi i Institutit për Afirmimin e Marrëdhënieve Ndëretnike, Fatmir Sheholli, ka thënë se posedon informacione nga Beogradi që sipas tij, nëse nuk gjendet një zgjidhje brenda 30 ditësh pas ngjarjeve të fundit në veri, atëherë ‘Lista Serbe’ do të provojë ta rrëzojë Qeverinë Kurti nga pushteti.
Megjithatë, shtoi se do të ishte shumë mirë që palët të merren vesh, teksa e parashikoi vendosjen e barrikadave në veri dhe tregoi se çfarë mund të ndodhë tani.
“Para dy muajve e kemi pohuar se serbët janë duke u përgatitur t’i kthejnë barrikadat që dikur kanë qenë. Ata mund t’i bojkotojnë institucionet e Kosovës. Mund të dalin nga Qeveria e Kosovës dhe nga Parlamenti i Kosovës. Krejt kjo si pasojë e mos-dialogimit me serbët lokalë”, tha Sheholli në T7.