Në magjistralen Prishtinë-Ferizaj, më saktësisht në pjesën e lagjes Veternik, është shembur dheu duke pamundësuar qarkullimin e qytetarëve.
Këmbësorët detyrohen të kalojnë nga shiriti emergjentë për të arritur në vendin ku duhet të shkojnë. Madje është dëmtuar edhe trotuari i muri mbrojtës në këtë rrugë.
Drejtori i Shërbimeve Publike në Komunën e Prishtinës, Ilirik Musliu, ka thënë për EO se kjo rrugë është përgjegjësi e Ministrisë së Infrastrukturës
Kjo nuk është hera e parë që në këtë pjesë kanë ndodhur dëmtime, madje edhe trotuari ende pa u lëshuar në qarkullim ishte dëmtuar.
Punimet në këtë rrugë në Veternik, kanë filluar në vitin 2017 dhe kanë përfunduar një vit më pas.