Një pjesë e urës në qytetin gjerman të Dresdenit, është shembur në lumin Elba mëngjesin e sotëm, duke shkaktuar ndërprerje të qarkullimit dhe ndërprerje të sistemit të ngrohjes së qytetit, por nga incidenti nuk ka persona të lënduar.
Ekipet e shpëtimit morën informacione për shembjen e urës rreth orës tre të mëngjesit, dhe shoferëve, këmbësorëve dhe çiklistëve që përdornin urën iu tha që të shmangnin zonën.
Trafiku ujor gjithashtu është ndalur, duke prekur anijet e mallrave dhe anijet turistike.
Një tramvaj kalon nëpër pjesën e urës që është dëmtuar, dhe tubat që janë pjesë e tubit të ngrohjes së qytetit janë gjithashtu të dëmtuara, raportob Tagesšau.
Autoritetet po hetojnë shkakun e shembjes së urës. /Reporteri.net/