Mbrëmë në Skënderaj ka ndodhur një aksident tragjik, ku kanë humbur jetën tre persona dhe disa të tjerë janë plagosur.
Doktori Fatbardh Rexha, i cili ishte në një tubim, e ndërpreu menjëherë aktivitetin dhe u nis drejt Spitalit të Mitrovicës për t’iu përgjigjur situatës.
Rexha është parë duke lënë mënjanë rolin e politikanit dhe duke iu kthyer profesionit të mjekut kur e thërret detyra.
“Thellësisht i tronditur nga humbja e jetës së tre qytetarëve tanë në aksidentin e ndodhur në Skënderaj. Bashkëndjej dhimbjen me familjarët e viktimave dhe uroj që të lënduarit të shërohen sa më shpejt,” ka shkruar ai nga spitali.