Kushtrim Berisha, ushtar i Forcës së Sigurisë së Kosovë, në këtë të shtune feston ditëlindjen e tij të 33-të.
Mirëpo, shënimin e ditëlindjes së tij po e bën duke dhuruar diçka nga vetja që është fort jetike për të tjerët.
Në ditëlindjen e 33-të, po dhuron gjak për 33 herë në QKTGJK.
Megjithatë për ta arritur dhurimin e gjakut për 33 herë përkitazi me moshën e tij, lëngun shpëtues e dhuroi goxha shpesh prej 2011.
E, transfuziologia Fetij Daciq tha se edhe ata, të cilët agjërojnë mund të dhurojnë gjak dhe se nuk kanë për çka të ngurojnë.