Organizuar nga banorët e lagjes Bujanina në Gjilan, nisën aksionin për pastrimim e lagjës dhe sanimin e disa objekteve.
Organizatori Elhami Idrizi, falënderon të gjithë banorët e lagjës të cilët në masë të madhe ju bashkuan aksionit dhe poashtu për kontributin që e dhanë për realizimin e këtij projekti, të cilin tashmë me inciativën e tyre dhe kërkesën e banorëve të cilët kanë për Kryetarin Hyseni, dhe Drejtorin e Drejtorisë për Shërbime Publike për bashkëpunim dhe mbështetje në hapat tjerë të projektit për të realizuar në tërësi.
E gjithë kjo është nevojë dhe ndërgjegjësim qytetarë për të mbajtur rregulla dhe për t’i mbajtur të pastërta lagjet e tyre. Aksioni vazhdon në ditët dhe javët në vijim dhe me këtë rast informojmë dhe më gjërë banorët e lagjës që në ditët në vijim të kemi edhe më shumë mbështetje.