Shemsi Syla, me rastin e vizitës zyrtare në Poloni dhe përfundimit të konferencës “GDH 2024,” pati nderin të vizitojë Konsullatën e Përgjithshme të Republikës së Kosovës dhe Ambasadën e Republikës së Shqipërisë.
Gjatë këtyre takimeve zyrtare me Ambasadorin e Kosovës, z. Drilon Gashi, dhe Ambasadoren e Shqipërisë, znj. Mimoza Halimi, u diskutua për përforcimin e marrëdhënieve bilaterale me Poloninë, duke vlerësuar përkushtimin dhe profesionalizmin e diplomatëve në përfaqësimin e interesave kombëtare.
Statusi i plotë:
Me rastin e vizitës zyrtare në Poloni dhe përfundimit të konferencës “GDH 2024”, pata nderin të vizitoj Konsullatën e Përgjithshme të Republikës së Kosovës dhe Ambasadën e Republikës së Shqipërisë.
Në takimet me Ambasadorin e Kosovës, z. Drilon Gashi, dhe Ambasadoren e Shqipërisë, znj. Mimoza Halimi, u diskutua për thellimin e marrëdhënieve tona bilaterale me Poloninë, duke vlerësuar lart profesionalizmin dhe përkushtimin e tyre.
Shpreh mirënjohjen time të sinqertë për punën dhe përkushtimin e tyre në përfaqësimin e interesave tona në Poloni. U uroj suksese të shumta në angazhimet e ardhshme dhe mbështetje të vazhdueshme institucionale.