Në mandatin katër vjeçar që pritet të marrin detyrën kandidatët e Partisë së Drejtësisë në asamblenë komunale të Gjilanit, angazhimi në fushën e shëndetësisë do të jetë maksimal.
PD-ja synon, në përmirësimin e shëndetit të popullatës; rikthimin e dinjitetit të punëtorëve shëndetësorë; respektimin e të drejtave të shfrytëzuesve të shërbimeve të kujdesit shëndetësor; ngritjen e nivelit profesional të punëtorëve shëndetësorë; dhe rikthimin e besimit të humbur në sistemin shëndetësor.
Një rëndësi të veçantë do t’a ketë edhe në organizimin e brendshëm në shërbimet shëndetësore në fshatrat e komunës së Gjilanit.
Gjithashtu do të shtyjë përpara procedurat që në disa fshatra me dendësi më të madhe të popullsisë, shërbimet shëndetësore brenda institucioneve të shtojnë orarin e punës.
Prandaj:
Voto #142 për Qeverisje me Drejtësi