Kryetari Hyseni, përmes një statusi në ‘facebook’, ka uruar komunitetin rom shkruan Radio Star.
Hyseni tha se angazhimi ynë institucional, gjithmonë në solidaritet, do të vazhdojë të jetë i përqendruar.
Poashtu është vendosur edhe një flamur i komunitetit rom në hyrjen e objektit të komunës së Gjilanit, si shejë respekti për Ditën Ndërkombëtare të tyre.
Shkrimi i plotë:
Urime Dita Ndërkombëtare e Romëve, gjithë pjesëtarëve të komunitetit rom!
Angazhimi ynë institucional, gjithmonë në solidaritet, do të vazhdojë të jetë i përqendruar në integrimin dhe përfshirjen sociale të këtij komuniteti.