Klinika Infektive ka njoftuar se sot ka vdekur një burrë 53-vjeçar nga Prizreni, i cili ishte duke u trajtuar tash e disa ditë pas infeksionit me koronavirus.
Pacienti ishte hospitalizuar në Klinikën Infektive të QKUK-së në Prishtinë më 13.04.2020 dhe që nga fillimi ka qenë në gjendje shumë të rëndë dhe në përkujdesje intensive, thuhet në njoftim.
Kjo është vdekja e katërmbëdhjetë nga COVID-19 në Klinikën Infektive të QKUK-së dhe e 19-ta në nivel shteti.