Është shënuar edhe viktima e 28-të nga koronavirusi në Kosovë.
Klinika Infektive e QKUK-së ka njoftuar se sot ka vdekur një 77-vjeçar nga Rahoveci.
Në njoftim bëhet e ditur se i ndjeri i ka pasur edhe sëmundje kronike të veshkave dhe ka qenë në dializë.
“Sot në ora 10 : 30, ka ndërruar jetë pacienti i lindur me 1943 nga Rahoveci, i cili përpos infeksionit me Covid -19 ka pasur edhe sëmundje kronike të veshkave dhe ka qenë në dializë”, thuhet në njoftim.
Kujtojmë se kjo është viktima e e 28-të nga koronavirusi në Kosovë, ndërkohë që numri i rasteve ka rënë dhe disa masa janë lehtësuar. /Reporteri.net