Të infektuarit me Covid-19 në Kosovë po trajtohen nëpër spitalet regjionale dhe të tjerët në Qendrën Klinike Infektive në Prishtinë shkruan Radio Star.
Megjithatë, gjatë kësaj kohe kishte reagime për mënyrën e trajtimit dhe pakënaqësi, ndërsa 4 pacientë kishin vdekur mbrëmjen e pesë korrikut, nën dyshimin se kanë vdekur në mungesë të oksigjenit.
Një ankesë ka arritur edhe në redaksinë tonë, e ku qytetari prindi i të cilit është i shtrirë në Prishtinë tregon se babai i tij nuk po merr trajtimin adekuat, ndërsa për të po kujdesen edhe familjarët.
I infektuari është i moshës së shtyrë, ndërsa edhe për infuzionet dhe oksigjenoterapine po ndërhyn i biri, pa gjetur mbështetje të duhur nga personeli shëndetësor.
Kjo nuk është hera e parë që qytetarët ankohen për pakujdesit dhe pakënaqësi në shërbimet mjekësore, sidomos në QKUK e Infektivë./RadioStar/