Sot është dita e pestë qëkur mësimdhënësit kanë hyrë në grevë të përgjithshme. Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, të Shkencës dhe të Kulturës së Kosovës (SBASHK), Rrahman Jasharaj, ka thënë ditë më parë,se greva do të vazhdojë deri në realizimin e kërkesave të tyre për rritje të koeficientit të pagave prej 30 për qind.
Mirëpo grevën e mësimdhënësve nuk e kanë përkrahur drejtorët e arsimit në Kosovë.
Përveç mësimdhënësve, të hënën me kërkesën për rritje të pagave pritet të hyjnë në grevë edhe shërbyesit civilë në Qeveri.