Infektologu Valbon Krasniqi, ka bërë të ditur se në Klinikën Infektive të shtrirë janë tre pacientë nga 34 rastet e reja që u konfimuan sot se janë të prekur me Covid-19, njofton Klan Kosova.
“3 raste erdhen sot në Klinikën Infektive kishin shenja të Covid-19, pas kryerjes së testeve dolën pozitiv”.
“Sot, nga klinika kanë dalë 2 të shëruar nga koronavirusi, një ndër këta persona është vajza pesë vjeçare nga Vitia”.
“Këto ditë ne e kemi pasë pesevjeçaren si pacienten më të re, dje ka bërë testin e parë ku doli negativ po ashtu edhe sot kur përfundoi testin e dytë doli negativ që i bie se është shëruar”.
Krasniqi në Edicionin Special në Klan Kosova tregoi se një grua shtatzënë është e shtrirë në Klinikën e Infektive.
“Shtatzëna e shtrirë është në gjendje të mirë shëndetësore, ajo është çdo herë në konsulta edhe me gjinekologun”.