Në Gjilan është arrestuar i dyshuari mashkull shqiptar, pasi që i njëjti gjatë prezantimit në seancë gjyqësore, i pakënaqur me përmbajtjen teknike dhe të gjeturat e ekspertizës të ekspertit të lëmit (viktimës mashkull shqiptar) ka filluar me sjellje arrogante dhe veprime të dhunshme fizike për çka edhe është përjashtuar nga procesi gjyqësor.
Me urdhër të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.