Sot, në kuadër të aktiviteteve ditore, në Qendrën Operative Emërgjente, takuam, Drejtorin e SHFMU “Vatra e Diturisë”, nga Livoçi i Epërm, z. Fadil Musliu, dhe, një pjesë të stafit të mësimdhënësve të kësaj shkolle. Më mahniti organizimi dhe përkushtimi i tyre për nxënësit tanë.
Kjo ekipë është organizuar në mënyrë vullnetare, për t’i dalë në ndihmë nxënësve të komunës sonë. Stafi i mësimdhënësve të kësaj shkolle, pavarësisht, gjendjes në të cilën po gjendemi, e panë të arsyeshme, të mblidhen dhe të promovojnë vlerat e tyre humane dhe njerëzore për nxënësit e komunës tonë.
Ata erdhën me një donacion të tyre, me paisje shkollore të nevojshme për nxënësit e familjeve në nevojë. Përkushtimi i Drejtorit të SHFMU “Vatra e Diturisë”, Fadil Musliu, dhe, prof. Zaim Zymeri, së bashku me kolegët e tyre, na bëjnë krenarë dhe të lumtur me përgjegjësinë e tyre publike, dhe, kontributin e madhë që po e japin për nxënësit tanë.
Natyrisht, kjo shkollë përmbanë në vete një staf shumë të përgatitur, dhe, me përplotë vlera humane, të cilat shkojnë në funksion të të gjithë qytetarëve tanë. Kjo shkollë është bërë model sesi gjenerohen ide e projekte të cilat kontribuojnë më së miri në ngritjen e cilësisë së shkollës.
Ky staf profesional, i një sistemi të mirëorganizuar arsimor brenda shkollës, edhe gjatë procesit edukativo-arsimor, vazhdimisht, kanë kontribuar me metoda dhe projekte gjeneruese, të cilat ndikojnë në ngritjen e motivimit për mësimnxënie.
Ju faleminderit, për shpërfaqjen e vlerave të një stafi arsimor, i cili është model dhe garancë e fillim ndërtimit të karrierës së nxënësve tanë.
#bashkeiadalim