65 aksidente kanë ndodhur brenda 24-orëve të fundit në vendin tonë, ku një ka qenë me fatalitet, 19 me të lënduardhe 45 me dëme material.
Sipas statistikave të përgjithshme të publikuara nga policia, gjatë kësaj periudhe janë shqiptuar 2 mijë e 76 gjoba trafiku.
Gjatë 24-orëve të fundit gjithashtu janë arrestuar 21 dhe 19 janë dërguar në mbajtje.

			








