Çdo shtetas i Kosovës me të drejtë vote, mund ta shoh se ku është vendvotimi i tij për të votuar në Zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës.
Kjo gjë bëhet e mundur përmes platformës elektronike të KQZ-së: https://qv.kqz-ks.org/sq/
Kjo platformë elektronikë është lehtësisht e qasshme, pasi është e mjaftueshme që votuesi të shënojë numrin e tij të letërnjoftimit dhe datëlindjen e tij. Platforma do të jetë funksionale deri në përfundimin e procesit të votimit.