Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka marrë pjesë sonte në edicionin e gjashtë të aktivitetit kulturor të komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian, “Let’s Talk 2026”.
Me këtë rast, Presidentja ka theksuar rëndësinë e dialogut në afrimin e njerëzve, kuptimin e përvojave të njëri-tjetrit dhe tejkalimin e barrierave shoqërore.
Ajo ka vlerësuar se aktiviteti “Let’s Talk” krijon një hapësirë ku pjesëmarrësit mund të flasin hapur për përvojat e tyre, sfidat me të cilat përballen dhe ndryshimet që dëshirojnë t’i shohin në shoqëri.
Shiroka Pula ka theksuar se barazia nuk matet vetëm me të drejtat e garantuara me ligj, por edhe me mundësitë që secili i ka në jetën e përditshme për të vendosur për të ardhmen e tij.
Ajo u është drejtuar veçanërisht të rinjve nga komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian, duke theksuar se aspiratat e tyre kanë vend në Kosovë, zëri i tyre ka rëndësi dhe e ardhmja e tyre duhet të ndërtohet mbi mundësi të barabarta./Arbresh.info










