Presidentja e vendit, Justina Shiroka Pula, ka pritur në takim kryeministrin Albin Kurti.
Në komunikatën për media, bëhet e ditur se, presidentja ka shprehur gatishmërinë për bashkëpunim të ngushtë dhe bashkërendim ndërmjet institucioneve, në shërbim të qytetarëve dhe të interesave të vendit.
“Presidentja Shiroka Pula priti në takim Kryeministrin Kurti Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, priti në takim Kryeministrin e Republikës së Kosovës, Albin Kurti. Gjatë takimit, Presidentja Shiroka Pula”.
Kryeministri Albin Kurti ka folur pas takimit të parë me presidenten e re të Kosovës, Justina Shiroka-Pula, duke thënë se vendi tash ka shumë punë përpara dhe nuk ka kohë për të humbur.
Kurti ka thënë se takimi ishte i fokusuar në bashkëpunimin institucional dhe sfidat me të cilat përballet vendi.
“Takimi i parë me presidenten dhe mikpritje e zotim për punë të mëdha e të përditshme për interesin e gjithë qytetarëve, pa dallim. E falënderova shumë, e cila na nderoi me pranimin e saj të kandidaturës”, tha Kurti.
Ai theksoi se Kosova, pas më shumë se një viti, tash ka institucione funksionale.
“Tash na presin shumë punë. Kosova, më në fund, pas më shumë se një viti ka institucione funksionale dhe tash nuk kemi kohë për të humbur. Duhet të bëhemi bashkë për shumë sfida shtetërore”, u shpreh Kurti.
Kurti u shpreh më tej se Republika e Kosovës më në fund pas më shumë se një vit e gjysmë ka institucionet plotësisht funksionale.










