Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, ka uruar qytetarët me rastin e 28 Nëntorit, Ditës së Flamurit dhe 114-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë.
Në mesazhin e saj, ajo ka kujtuar shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë më 28 nëntor 1912 në Vlorë, kur Ismail Qemali ngriti flamurin kuq e zi.
Shiroka-Pula ka theksuar se kjo datë përfaqëson historinë, krenarinë dhe identitetin kombëtar, ndërsa flamuri shqiptar vazhdon t’i bashkojë shqiptarët kudo që jetojnë.
Mesazhi i plotë:
28 Nëntori është dita kur historia, krenaria dhe identiteti ynë kombëtar marrin kuptim të veçantë. Më 1912, në Vlorë, Ismail Qemali ngriti flamurin kuq e zi dhe shpalli Shqipërinë të lirë e të pavarur. Një akt historik që kurorëzoi përpjekjet dhe sakrificën e brezave që luftuan për lirinë e atdheut.
Sot, flamuri me shqiponjën dykrenare valëvitet me krenari kudo ku jetojnë shqiptarët. Ai na bashkon përtej kufijve shtetërorë dhe na kujton rrënjët, gjuhën, historinë dhe identitetin që na lidh përgjithmonë.
Nderim për ata që luftuan dhe sakrifikuan. Krenari për flamurin që na bashkon. Përgjegjësi për ta ruajtur dhe përcjellë këtë trashëgimi te brezat që vijnë.
Gëzuar 28 Nëntorin – Ditën e Flamurit dhe të Pavarësisë së Shqipërisë!










